Reperi i njohur shqiptar, Cpaital T, ka bërë të ditur se krahas angazhimeve të tij në muzikë po e zgjeron së fundmi aktivitetin edhe në biznes.

Kjo pasi ai ka menduar të hapë një shkollë profesionale të arteve të përziera marciale, siç e quan ai të parën në Kosovë.


Në një postim të bërë në rrjetin social, reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka publikuar disa fotografi, ku shihet me veshje sportive, me prapavijë një palestër ku zhvillohen artet marciale.

truekapo 293198521 5861198667241304 7552349622765427008 n

Në mbishkrimin e tyre, reperi i hitit “Karma” shkruan se është i lumtur që më në fund kjo ëndërr e tij e kahershme, po “jetësohet”.

“Një prej ëndrrave të mia po realizohet, duke filluar nga shtatori 2022, shkolla e parë e specializuar në arte të përziera marciale në trojet shqiptare”, ka shkruar Capital T në Instagram.

truekapo 292873288 411941040979039 723528950710727364 n

Kapo përndryshe njihet për ndryshimin radikal që ka arritur të bëjë ndër vite në trupin e tij.

Nga një djalosh obez në adoleshencën dhe rininë e tij, ai arriti të kthehet në një mashkull ëndrrash për shkak të trupit të palestruar dhe përkushtimin në jetën e shëndetshme – gjë të cilën tashmë e ka kthyer në stil jetese. /Telegrafi/

truekapo 292825240 5236934446399404 6328491259637655481 n Foto: Capital T/Instagram