LAJMI I FUNDIT:

Capital T: Nuk ka nevojë më për ndihma, keqpërdorimet që po bëhen t’i mbajnë në ndërgjegjen e tyre

Capital T: Nuk ka nevojë më për ndihma, keqpërdorimet që po bëhen t’i mbajnë në ndërgjegjen e tyre
Capital T (Foto: Instagram)

Prej shumë artistëve shqiptarë është edhe reperi Capital T, i cili i ka ndihmuar në masë të madhe personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar, i njëjti së fundmi ka njoftuar se nuk ka nevojë më për ndihma, pasi në depot shtetërore kanë filluar edhe të keqpërdoren shumë nga gjërat materiale të sjellura nga Kosova.


Ai ndër të tjerash apelon se të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuuojnë me ushqim, veshmbathje e gjëra të tjera t’i dërgojnë ndihmat direkt te nevojtarët.

Njoftim i rëndësishëm nga Capital T për ndihmat në Shqipëri (Foto: Instagram)

“Apel, s’ka më. Nevojë për ndihma në depot shtetërore që thuhet se edhe po keqpërdoren, sepse të gjitha depot që mbledhin ushqim e veshmbathje që kontrollohen nga shteti janë të stërmbushura”.

Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti
Lexo po ashtu Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

“Dhe sipas informacioneve që kam nuk po shpërndahen te njerëzit në nevojë por po ruhen për qëllime të tjera. Tani ndihmat i bëni direkt nëpër fshatrat e prekura ku keni mundësi ndërsa keqpërdorimet që po bëhen le t’i mbajnë në ndërgjegjet e tyre ata që po i bëjnë sepse gjithçka zbulohet shumë shpejt”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçari.

Ditën e djeshme, Kapo ka qëndruar tërë kohën atje dhe në Kosovë bëri të ditur se ka arritur t’i sistemojë 200 persona në bashkëpunim me shokët e tij të shkollës së mesme.

“Arritëm të sistemojmë rreth 200 persona në kohë rekord për 40 minuta. Së bashku me shoqërinë e shkollës së mesme që pa hezitu mirëpriten thirrjen time me një vullnet të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e reperit. /Telegrafi/

Kapo arrin t’i sistemojë 200 persona në Kosovë (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori