Dy reperët e njohur të skenës, Capital T dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Dyshja që ndër vite ruajnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin, më në fund janë bërë bashkë për një projekt të përbashkët.


Telegrafi merr vesh se ata janë në realizim e sipër të kësaj kënge, e cila premton të jetë një hit veror.

truekapo 100900182 578496836135374 1322178883610217360 n 1

Capital T dhe Ledri kanë punuar vet për këngën, teksa edhe tekstin e kanë shkruar secili pjesën e tij.

Kënga do të vizualizohet edhe me klip, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti.

ledrivula 93606276 2054921421321252 4847711276183656853 n

Dy reperët në fjalë kanë treguar nëpër intervistat e tyre ndër vite se kanë një miqësi të mirë mes vete, teksa të pyetur për bashkëpunim gjithnjë janë shprehur se do ta realizonin “kur të vinte koha”, dhe koha mesa duke ka ardhur. /Telegrafi/