Ish-lapiteni i Kombetares shqiptare, Lorik Cana ka bërë një rrëfim shumë të bukur lidhur me jetën e tij dhe njohjen me bashkëshorten.
Loriku ishte i bindur se, si një djalë i Shqipërisë, imazhi i të cilit frymëzon e ngre hov mijëra zemra bashkëkombësish, do të martohej me një shqiptare, një vajzë, e cila do të përfaqësonte e do të çonte përpara vlerat që për Lorikun janë të shenjta.
Mirëpo, një mbrëmje të bukur, në Romën e lashtë, hovin e këtyre pretendimeve do t’ia ndalte një 23-vjeçare, e cila po shijonte qetësisht darkën me miqtë e saj në një restorant, ku po darkonte edhe Loriku.
“Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë, u pamë në një restorant ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. ‘Je i sigurt që do ta pranojë?” – më pyeti ai. Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy, shprehet Cana për living.
Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh. Pas dy ditësh, Monica më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të.
Kur u ktheva në Romë, i telefonova. Ajo nuk e dinte se kush isha unë, për sa i takon karrierës sime si futbollist, por, gjatë kohës që isha në grumbullim, kishte marrë disa informacione nga interneti. Pastaj, dolëm për darkë në Romë.
Asokohe sapo kisha shkuar në Romë dhe nuk kisha marrë ende shtëpi, rrija në hotel. Monica më qëndroi shumë pranë, duke më ndihmuar të sistemohesha, dhe aty filloi lidhja jonë. Kështu, bashkëjetuam dy vite, derisa vendosëm të martoheshim në 2014-ën.
E pata shumë të vështirë të merrja vendimin për t’u martuar me Monica-n. Pas një kohe të gjatë bashkë, ajo më kishte njohur dhe e dinte se isha një djalë i rritur jashtë, me mentalitet perëndimor, por me rrënjë shqiptare. Përveç dëshirës për vendin, familjarët, për të kaluar kohë me njerëzit e mi, e dinte që për hapin e madh, do të kërkoja një vajzë nga vendi im. Merita e saj është që nuk u dorëzua asnjëherë.
Monica ka luftuar, por edhe ka sakrifikuar për të mbajtur pranë gjithë jetën Lorik Canën, djalin me të cilin kanë ëndërruar të martohen së paku gjysma e vajzave shqiptare.
Kur u njoh me Lorikun, Monica ishte vetëm 23 vjeçe dhe studionte për arkitekturë, degë të cilën e adhuronte dhe arriti të diplomohej.
U diplomua, është zyrtarisht arkitekte, por, duke pare se sa i rëndësishëm ishte futbolli për mua dhe familjen time, ajo e braktisi ëndrrën e saj dhe i dhamë përparësi karrierës sime. Ende nuk ka pasur mundësi të fillojë punë në profesionin e saj, sepse kemi qenë gjithmonë në lëvizje.
Pastaj, erdhi në jetë djali ynë, lëvizëm sërish në një shtet tjetër, kurse prej disa muajsh, po jetojmë në Shqipëri. Me këtë mënyrë jetese, është e vështirë të gjesh një vend pune të qëndrueshëm. Tani që karriera ime si futbollist ka mbaruar, do të jem më shumë në dispozicion të familjes dhe me siguri që edhe Monica do ta ushtrojë profesionin e saj.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si përfaqësuesit e Islandës në Eurovision 5 vjet më parë shfaqën flamurin e Palestinës dhe krijuan kaos në Izrael
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali
Eurovisioni pasohet nga frika e trazirave për shkak të konfliktit izraelito-palestinez, përfaqësueses së Izraelit nuk i lejohet të dalë nga dhoma
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'