LAJMI I FUNDIT:

Cameron: Izraeli duhet të mendojë seriozisht përpara veprimeve të mëtejshme në Gaza

Cameron: Izraeli duhet të mendojë seriozisht përpara veprimeve të mëtejshme në Gaza

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka deklaruar se Izraelit duhet të ndalojë dhe të mendojë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm në Rafah.

Këto komente i bëri pas sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, që është streha e fundit për rreth një milion civilë të zhvendosur, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se 67 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet ajrore, nën të cilat Izraeli liroi dy pengje.

Izraeli po kërkon ndihmën e OKB-së për evakuimin e civilëve
Lexo po ashtu Izraeli po kërkon ndihmën e OKB-së për evakuimin e civilëve

I pyetur në lidhje me situatën në Rafah dhe nëse Izraeli kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, Cameron u tha gazetarëve: “Ne mendojmë se është e pamundur të bëhet luftë mes gjithë këtyre njerëzve. Ata nuk kanë ku të shkojnë”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën, dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm”, shtoi Cameron.

“Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime dhe duam që kjo pauzë të çojë në një armëpushim”, ka thënë për fund Sekretari i Jashtëm britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori