LAJMI I FUNDIT:

Callejon mund të largohet nga Napoli, Milani alternativë

Callejon mund të largohet nga Napoli, Milani alternativë
Jose Callejon gjatë ndeshjes mes Napoli dhe Torinos (Foto: Getty Images)

Jose Callejon mund të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo pasi spanjolli nuk mendon se do të përshtatet me sistemin e Carlo Ancelottit te napolitanët.


Napoli është duke punuar në qendrën stërvitore Dimaro-Folgarida dhe CalcioMercato.com tashmë ka vërejtur disa ndryshime.

Trajneri i ri është duke punuar në formacionin 4-3-2-1 ‘pema e Krishtlindjeve’, ku Lorenzo Insigne dhe Daniele Verde do të ndihmojnë Roberto Inglese.

Ndërsa Dries Mertens dhe Arkadiusz Milik do fillojnë të stërvitjen në këtë sistem posa të kthehen nga pushimet e Botërorit, pra në këtë sistem loje nuk ka vend për Callejon.

Milani dëshiron Callejonin, ofron edhe Suson në shkëmbim?
Lexo po ashtu Milani dëshiron Callejonin, ofron edhe Suson në shkëmbim?

Sipas burimit të lartpërmendur, ideja për t’iu bashkuar Milanit tani është rikthyer dhe është mjaft reale.

Callejon në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola në 38 ndeshje. /Telegrafi/