LAJMI I FUNDIT:

Caldara: Bëra zgjedhje më të mirë se Gagliardini

Caldara: Bëra zgjedhje më të mirë se Gagliardini

Mattia Caldara beson se ai ka bërë një zgjedhje më të mirë se ish-shoku i tij te Atalanta, Roberto Gagliardini, duke u bashkuar me Juventusin sezonin e ardhshëm sesa mesfushori që zgjodhi Interin.

Gagliardini u largua nga Atalanta për Interin në janar të vitit 2017.


Por, mesfushori italian nuk ka luajtur edhe shumë nën urdhrat e Luciano Spallettit këtë sezon.

Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto)

Kështu, mbrojtësi Caldara ndjen se ai ka të drejtë që shtyu transferimin e tij në Juve për një vit e gjysmë.

Caldara dhe Gagliardini gjatë një aksioni ndaj Juraj Kuckas sa ishin pjesë e Atalantas (Getty Images)

“Vendimi i Gagliardinit për t’u bashkuar menjëherë me Interin? Sipas mendimit tim, ai tregoi se ishte një lojtar i madh në Atalanta dhe meritonte të bashkohej me Interin”, ka thënë fillimisht Caldara për Radio Anch’io Sport.

“Tani ai nuk po kalon një kohë të mirë, por ai do të jetë pjesë e së ardhmes së Italisë”.

Zyrtare: Juve transferon Caldaran nga Atalanta
Lexo po ashtu Zyrtare: Juve transferon Caldaran nga Atalanta

“Megjithatë, mendoj se unë kam bërë zgjedhjen më të mirë”, përfundoi italiani.

Ndryshe, të dy futbollistët kanë qenë shokë të mirë te Atalanta, teksa të njëjtën gjë e kanë bërë edhe si reprezentues të moshave të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori