LAJMI I FUNDIT:

Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër – Kosovë

Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër – Kosovë
Reklama

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj në nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese jashtë shtëpisë së saj.

Dueli i fundit i Dardanëve jashtë shtëpisë këtë edicion zhvillohet në udhëtim te Zvicra dhe tanimë është caktuar edhe orari dhe vendi ku do të zhvillohet ky duel.


Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se takimi Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumi St Jakob-Park më 18 nëntor me fillim nga ora 20:45.

“Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Jakob-Park”.

“Shitja e biletave për këtë duel fillon më 20 tetor me fillim nga ora 14:00 në mënyrë elektronike në www.ticketmaster.ch”, ka shkruar Federata zvicerane e futbollit.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë mes Zvicrës dhe Kosovës, ku e para ishte zhvilluar miqësore në Zurich dhe kishte përfunduar baras 0-0.

Ndërkohë dueli i dytë u zhvillua muajin e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku dy ekipet përfaqësuese u ndanë baras 2-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Premier League
Futbolli drejt një humnere: Si do ta shpëtonin amerikanët sportin më të madh në botë - renditen të gjitha mundësitë

Futbolli drejt një humnere: Si do ta shpëtonin amerikanët sportin më të madh në botë - renditen të gjitha mundësitë

Ndërkombëtare
Barcelona zbulon stemën e re me kuptim të veçantë

Barcelona zbulon stemën e re me kuptim të veçantë

La Liga
Ekskluzive: Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Ekskluzive: Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Romak Zeqiri
Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori