LAJMI I FUNDIT:

Caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore – Osmani takon sot subjektet politike

Caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore – Osmani takon sot subjektet politike

Dorëheqja e kryetarëve në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok  ka krijuar momentum për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

Reklama

E për caktimin e datës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, presidentja Vjosa Osmani pritet të takoj sot subjektet politike.

Kështu është bërë e ditur ditë më parë në një njoftim për media nga Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhej në njoftim.

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe presidentja.

Osmani pas konsultimit me partitë politike, pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin ditë më parë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre”, tha Elezi.

Kujtojmë se më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Për të mos e marrë një veprim të tillë, krerët e shtetit kanë bërë thirrje vazhdimisht që serbët të qëndrojnë në institucionet e Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Lajme
'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Lajme
Emisari britanik Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Emisari britanik Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Lajme
Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Lajme
Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori