LAJMI I FUNDIT:

Cadic: Shpresoj që vullneti i qytetarëve të jetë “pro” BE-së dhe NATO-s

Cadic: Shpresoj që vullneti i qytetarëve të jetë “pro” BE-së dhe NATO-s

Senatori francez Olivier Cadic, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilin kanë diskutuar rreth çështjeve aktuale politike.

Reklama

Siç njoftojnë nga Kuvendi, senatori Cadic ka thënë se në Francë ekzistojnë grupe parlamentare që mendojnë se ekziston nevojë urgjente që vendi dhe rajoni sa më parë të anëtarësohen në familjen evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke jetuar më tepër se 22 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, shumë mirë e di çka paraqet referendumi për trasimin e së ardhmes së një vendi, dhe shpresoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë do ta shprehin dëshirën e tyre në drejtim të zhvillimit të vendit dhe aderimit të tij në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha në takim Cadic.

Ndërsa Talat Xhaferi ka theksuar se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë miqësore dhe se karakterizohen me dialog politik të vazhdueshëm.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën bindje se lloji i këtillë i takimeve, kontribuon në përforcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë dhe Senatit francez, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në veçanti në fushën e ekonomisë, turizmit, transportit, shkencës si dhe në kuadër të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian dhe në organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë

Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
BE e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit

BE e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Ish-zyrtari i lartë në Komisionin Evropian, Mirel: Kosova të dëgjojë kërkesat e aleatëve - ta formojë Asociacionin

Ish-zyrtari i lartë në Komisionin Evropian, Mirel: Kosova të dëgjojë kërkesat e aleatëve - ta formojë Asociacionin

Lajme
​Kosova më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë, rritet interesimi për t'u shkolluar në sektorin privat

​Kosova më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë, rritet interesimi për t'u shkolluar në sektorin privat

Arsim
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Lajme
Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

Lajme
Kalo në kategori