LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi i pandalshëm në sfidën ndaj Basaksehirit, shënon gol të bukur në udhëtim

Bytyqi i pandalshëm në sfidën ndaj Basaksehirit, shënon gol të bukur në udhëtim
(Foto: Twitter/Konyaspor)

Konyaspori është mysafir i Istanbul Basaksehirit në Basaksehir Fatih Terim Stadyumu, për ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës Turke.

Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar mesfushori anësor i Kosovës, Zymer Bytyqi.


Trajnerit Ilhan Palut i është shpaguar besimi në futbollistin shqiptar, pasi ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit.

Bytyqi pranoi një asistim nga Soner Dikmen në anën e majtë, shkoi përpara dhe ishte fantastik në mposhtjen e portierit kundërshtar.

Me avantazhin e golit të 25-vjeçarit edhe u mbyll pjesa e parë dhe skuadrat shkuan në pushim.

Konyaspori është ekipi i dytë në tabelën e Superligës Turke pas Trabzonsporit që ka një diferencë të madhe pikësh na raport me rivalët. /Telegrafi/