LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Kanë përfunduar 36 projekte nga programi TAV

Bytyqi: Kanë përfunduar 36 projekte nga programi TAV

Zv. kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov dhe drejtorin e përgjithshëm të TAV, Metin Batak, mbikëqyrën punën e punimeve të filluara – Rregullimi i rrëkesë Shën Ilia deri te dega e lumit Vodoçicë në Strumicë, projekt ky që realizohet përmes programit TAV.

Zëvendëskryeministri Bytyqi kujtoi se një vit më parë janë nënshkruar 94 kontrata për realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha rajonet planifikuese ose në 75 komuna të vendit, me vlerë prej 49,7 milionë euro.


Duke shtuar se deri më tani projektet kanë pasur zbatim të shkëlqyer dhe të gjitha janë brenda kufijve kohorë të realizimit të planifikuar.

“Sot pas një viti, tashmë kanë përfunduar plotësisht 36 projekte infrastrukturore ose janë realizuar mbi 15 milionë euro nga fondet e planifikuara, ndërsa pjesa tjetër e projekteve si ky janë në vazhdim dhe realizimi i tyre pritet të jetë brenda periudhës së planifikuar, pra deri në fund të vitit 2023 dhe ky është një realizim i madh! Jam i lumtur që sot, një ditë para 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, mund të ndajmë së bashku lajme të tilla dhe të krenohemi për forcimin e infrastrukturës në nivel lokal, për të gjithë qytetarët në mbarë vendin”, tha Bytyqi.

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak, tha se ky projekt do të parandalojë vërshimet e mundshme gjatë shirave të rrëmbyeshëm, sepse roli i tij është kullimi i ujërave atmosferik.

“Gjysma e punës ka përfunduar dhe pjesa tjetër e shtratit të lumit 2 km të gjatë do të jetë gati brenda afatit të paraparë. Besojmë se ky investim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së qytetarëve të Strumicës, si dhe të 94 projekteve infrastrukturore të komunave dhe të Qeverisë të financuara nga TAV me vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro”, shtoi Batak.

Kryetari i Komunës Kostadinov theksoi se ky projekt është shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror dhe investitorëve të përgjegjshëm shoqëror, në interes të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori