LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, tu mundësohet mjekim falas

Bytyqi: Grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, tu mundësohet mjekim falas

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta fuqizojë mbështetjen për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Bytyqi u shpreh se numri i pacienteve që vuajnë nga kjo sëmundje është në rritje, andaj duke pasur parasysh mungesën e barnave esenciale për trajtimin e kësaj sëmundjeje, nevojitet një mbështetje më e madhe nga të gjithë. Tutje, Bytyqi i propozoi Qeverisë që t’i mundësojë këtyre grave mjekim falas e lehtësim në marrjen e terapisë.


“Për shumicën e pacientëve kosto e blerjes së barnave brenda dhe jashtë vendit është e papërballueshme. Shtoja faturës financiare edhe koston e rrugës, e cila për xhepin e një familjeje mesatare në Kosovë është koxha e rëndë.

Prandaj është e udhës dhe bëj kërkesë që ato barna esenciale të shpërndahen nëpër komuna për aq sa ka pacientë në mënyrë që të ju lehtësohet marrja e terapisë. Një mjekim falas për ato që luftojnë me kancerin e gjirit dhe lehtësimi i marrjes së terapisë është i nevojshëm për të gjitha gratë”, shtoi Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori