LAJMI I FUNDIT:

Bylykbashi për situatën në veri: Kushtetuta na udhëzon të futemi në aleancë për interesin kombëtar

Bylykbashi për situatën në veri: Kushtetuta na udhëzon të futemi në aleancë për interesin kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Oerd Bylykbashi ka folur sot për situatën në veri të Kosovës. 

Ai tha Kryeministri Edi Rama duhet të jap përgjegjësi para Kuvendin për draftin që ka propozuar për situatën në veri dhe që nuk është konsultuar me Kosovën.


Tension në Kuvendin e Shqipërisë teksa flitet për situatën në veri të Kosovës, deputeti i PD-së kërkon dënim të sulmit të Serbisë
Lexo po ashtu Tension në Kuvendin e Shqipërisë teksa flitet për situatën në veri të Kosovës, deputeti i PD-së kërkon dënim të sulmit të Serbisë

Deputeti ka shtuar se situata në veri të Kosovës është tema më e rëndësishme që duhet të diskutohej sot në Kuvend.

Ai shtoi se Shqipëria është duke vënë në pozitë të vështirë autoritetet e Kosovës në negociata, në vend sa të lehtësonte pozicionin e tyre.

Kushtetuta na udhëzon të futemi në aleancë për interesin kombëtar, ka thënë Bylykbashi, duke shtuar se qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të reagojë për situatën në veri të Kosovë.

“Sensibilitet më të lartë se ajo që po ndodh në Kosovë nuk ka. Nëse nuk reagon ky parlament për atë që po ndodh, çfarë po bën qeveria shqiptare? Interesi kombëtar shkruhet që në preambël. Kushtetuta na udhëzon të futemi në aleanca për mbrojtjen e interesit kombëtar”, tha Bylykbashi.

“Dihet të kishim sot këtu kryeministrin, por ai nuk vjen sepse interesi i tij për parlamentin është zero. Ai nuk e ndjen nevojë fare, duhet të jepte llogari për atë që i ka propozuar. Interesi kombëtar nuk është në lindje të Ukrainës, por në veri të Kosovës. Duhet të ishte këtu kryeministri sot, jo të kemi këtë situata, bosh vendet. Ne nuk jemi administrata publike e kryeministrit, por të zgjedhurit e qytetarëve. Çdo gjë tjetër është thikë pas shpine. Ky kryeministër, parlamenti është duke vënë në pozitë të vështirë Kosovës. Ne e dëmtojnë Kosovën në negociatë. Duhet t’i mbështesim dhe jo t’i vëmë në pozitë të vështirë”, tha më tej Bylykbashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori