LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Personat me aftësi të kufizuar për lirim nga pagesa në KEDS, duhet të drejtohen tek Ministria e Punës

Buzhala: Personat me aftësi të kufizuar për lirim nga pagesa në KEDS, duhet të drejtohen tek Ministria e Punës

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për procedurat për lirim nga pagesa për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht persona e verbër.

Buzhala tha se në mënyrë automatike nuk kanë të drejtë askënd ta lirojnë nga pagesa, transmeton Telegrafi.


Ai theksoi se personat me aftësi të kufizuar duhet të drejtohen tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për të dorëzuar dokumentacionet e nevojshme për lirim të një përqindje të caktuar nga pagesa e energjisë elektrike.

“Në mënyrë automatike nuk kemi të drejtë askënd të lirojmë nga pagesa, e kemi obligim ligjor që t’i trajtojmë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë. Mirëpo këta persona duhet të drejtohen tek MPMS dhe të futen në listën e përfituesve të skemave sociale. Ne na dërgon ministria listën dhe në mënyrë automatike me një përqindje të caktuar ne procedojmë. Dokumentacionin personat duhet ta dërgojnë në ministri”, ka thënë Buzhala. /Telegrafi/