LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës

Buxhovi: LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës

Njëri nga ish-themeluesit të LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka thënë se LDK duhet të “çlirohet” nga figura e Ibrahim Rugovës, pasi sipas tij kontributi në ato vite ka qenë i shumë personave.

Buxhovi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK ishte lëvizje shtet ndërtuese dhe se sipas tij Ibrahim Rugova është kyçur më vonë në këto procese, përcjell Telegrafi.

“Jo që Rugova nuk ka qenë pjesëmarrës në proceset e viteve 80-ta, pasi të gjithë shkrimtarët në kohën e përplasjeve të mëdha ishin të përfshirë në proces”.

Buxhovi thotë se ka pasur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë programit të LDK-së por sot nuk përmenden fare siç është rasti i Gazmend Zajmit.

Historiani thotë se është mirë që kjo shoqëri të lirohet prej heronjve dhe ikonave pasi po i bëhet një dëm i madh.

“Edhe LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës. Ai duhet të respektohet nga të gjithë por jo të varemi nga emri i tij. Edhe sot në LDK njerëzit kapen për Rugovën dhe gjatë debateve ta plasin flamurin e Rugovës”.

Buxhovi ka thënë se LDK duhet të shihet në saje të asaj sa i përmbahet shtet ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Buxhovi ka thënë se LDK duhet të shihet në saje të asaj sa i përmbahet shtet ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Asnjë qëndrim në atë kohë nuk ka qenë vetëm i Rugovës…Do të ishte e padrejtë të lehen anash rreth 50 veta që kanë punuar e të merr bajrakun një person i vetëm”, shton më tej Buxhovi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori