LAJMI I FUNDIT:

Bushi i zhgënjyer me humbjen

Bushi i zhgënjyer me humbjen

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka pësuar humbje 2-3 nga Sllovakia në shtëpi.

Djelmoshat e Alban Bushit ishin duke udhëhequr dy herë por në fund pësuan humbje.


Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, për humbjen që pësoi skuadra e tij ndaj Sllovakisë.

Ai evidentoi lojën e mirë të kuqezinjve, teksa tha se mënyra se si erdhi humbja, ‘djeg’ shumë.

“Dua të përgëzoj të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë nga minuta e parë dhe deri në fund. E dinim që kishim një ekip të fortë, si Sllovakia. U ndëshkuam atëherë kur dhe mendonim se mund ta pësonim. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit”.

“Nga minuta e parë deri në minutën e 70-të, e kemi dominuar lojën. Kundërshtari ishte i fortë, por mbrojtësit tonë kanë pak minuta në këmbë. Kjo është një Shqipëri që premton, shumë prej tyre mund të shkojnë pa frikë në Kombëtaren A. Për rezultatin më vjen shumë keq, sepse edhe mund të fitonim. Nuk gabuan ata që luajtën për herë të parë, por mendoj se ndikoi lodhja”, deklaroi Bushi.

Të tre futbollistët që Bushi hodhi në pjesën e dytë, ishin produkt i Superiores, që gjithsesi nuk arritën t’i jepnin freski përfaqësueses së 21-vjeçarëve, që pikërisht në 10 minutat e fundit, pësuan edhe dy golat e përmbysjes.

“Shumica e lojtarëve e kishin për herë të parë. Mungesat e mëdha ndikuan. Na penalizoi edhe dëmtimi i Malokut. Ky është futbolli, duhet të shohim përpara. Kemi pasur thuajse 10 mungesa, na u dëmtua edhe Krymi në momentet e fundit, që ishte parashikuar titullar”.

“Disa lojtarë që luajtën nuk kanë pasur minutat e duhura në klube. Ndikoi jo pak edhe terreni. Ne morëm një humbje, por kjo nuk do të thotë se luajtëm keq. Ato që duhet të bënim i bëmë më së miri. Sllovakia na luajti”, u shpreh Bushi.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori