LAJMI I FUNDIT:

Burri i mbuluar në gjak terrorizon pasagjerët në aeroplan (Video, +16)

Burri i mbuluar në gjak terrorizon pasagjerët në aeroplan (Video, +16)

Ky është momenti kur një pasagjer i dehur, i mbuluar me gjak terrorizon pasagjerët e një aeroplani me karrigen e tij.

Në videon në fjalë, e filmuar në një aeroplan që ishte nisur nga Moska në drejtim të Antalias së Turqisë, shfaqet një burrë i cili ulërit dhe godet karrigen që ka përballë, teksa gjaku rrjedh nga fytyra duke i rënë në të gjithë trupin.


Videoja mbyllet në momentin kur pasagjerët ngihen për ta neutralizuar duke e lidhur. Sipas mediave ruse, stafi i aeroplanit u përpoq që ta qetësonte pasagjerin e pirë, por nuk ia dolën dhe duket se e vetmja gjë që mund të bënin ishte që ta lidhnin.

Me uljen e aeroplanit në tokë ai u arrestua, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë sjellje, transmeton tvklan.

Sa i përket arsyes se përse ishte i mbuluar në gjak, dyshohet se ai është lënduar gjatë kohës së godiste karrigen që kishte përpara.

https://www.youtube.com/watch?v=1taA6EEH7JQ