LAJMI I FUNDIT:

Burim Uka fiton Mini-Maratonën e Prishtinës

Burim Uka fiton Mini-Maratonën e Prishtinës

Atleti Burim Uka është fitues i Mini-Maratonës 5 kilometra që i mbajt sot në Prishtinë.

Njerëz të botës së sportit, politikës, estradës, por edhe të sferave tjera, kanë qenë pjesë e kësaj ngjarje sportive të organizuar nga Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci.


Pjesë të Mini-Maratonës që për qëllim kishte promovimin e jetës së shëndetshme, promovimin e individualitetit të secilit pjesëmarrës dhe energjisë pozitive duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit, ka qenë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ky aktivitet sportiv u mbajt për herë të dytë, ndërsa këtë vit shënon një kauzë shumë të rëndësishme “dhunën te gratë”.

Pjesë të kësaj gare sportive ishin garues nga mosha dy vjeçare e tutje, ku ishin të përfshirë vrapues për herë të parë, atletë profesionist e studentë.

Garuesit ishin të ndarë në tri kategori. Kategoria e atleteve/vrapuesve profesionist, kategoria e vrapuesve fillestar dhe kategoria e fëmijëve.

Në kategorinë e atletëve i pari në cak arriti Burim Uka, para vëllait të tij, Bujarit, kurse, i treti në cak erdhi Arian Gashi.

Në kategorinë e vrapuesve fillestare, i pari doli Besart Maxhuni, ndërkaq, në kategorinë e fëmijëve, i pari erdhi në cak Shpejtim Bajolli.

Fituesi i Mini-Maratonës, Burim Uka tha për KP se shtegu nuk ishte i vështirë. Ai tha se kishte bërë përgatitjet e duhura për këtë garë. Uka thotë se do të jetë pjesë e Gjysmë-maratonës ‘Prishtina 2016’, e cila do ta mbahet më 15 maj.

“Shtegu nuk ka qenë shumë i vështirë, sepse ka qenë shtaze e shkurtër, nuk ka qenë edhe shumë rëndë, sepse nuk ka pasur edhe shumë konkurrencë, do të thotë se i kam pas përgatitjet e duhura për këtë garë, kështu që gjithçka shkoi siç duhet. Shpresoj se po. Veç ka filluar të nxehet koha dhe kam filluar vazhdimisht të përgatitem për maratonën, do të thotë se ky sukses që kam arritur tregon përgatitjet kanë qenë për gjysmë-maratonë”, ka thënë Uka.

Njëra nga organizatoret e Mini-Maratonës, Afërdita Paçarada tha se kjo garë ka mesazhin e tolerancës, dashurisë dhe i çdo kauze bamirësi, sidomos sipas saj, kauzës dhunës ndaj grave.

“Toleranca, dashuria është mesazhi i çdo kauze bamirësie, posaçërisht i kësaj kauze që ka të bëjë me dhunën ndaj grave dhe me qenë që është një temë më e gjerë, kemi vendos me zgjedh këtë temë për sensibilizim në mënyrë që të promovojmë jetën e shëndetshme përmes vrapimit dhe ndihem njerëzve të cilët nuk kanë kushte të mira. Ndoshta pak kohë është e ftohte dhe kemi pritur ndoshta numër pak më të madh të njerëzve, mirëpo përgatitjet që kemi bërë kanë bërë bujë të madhe, jehonë të madhe dhe njerëzit flasin dhe janë zhvilluar tema të ndryshme nëpër media rreth mbrojtjeve së grave, kjo tregon se ne jemi të kënaqur me misionin që kemi pas”, ka theksuar Paçarada.

Ajo ka shtuar se kjo garë do të vazhdojë te jetë tradicionale. Ndërkaq, në fund të garës, organizatorët ndan shpërblime për fituesit e Mini-Maratonës.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori