LAJMI I FUNDIT:

Bunkeri më i madh dhe luksoz, në rast të fatkeqësive nukleare (Video)

Bunkeri më i madh dhe luksoz, në rast të fatkeqësive nukleare (Video)

Oppidium është bunkeri më i madh ndonjëherë, që ndodhet në një zonë në afërsi të Pragës së Çekisë.

Objekti nëntokësor që mbron nga fatkeqësitë nukleare, është ndërtuar në themelet e një ndërtese ushtarake, ndërsa pritet të shfrytëzohet nga një familje e pasur në rast lufte bërthamore, transmeton Telegrafi.


Nuk është bërë i ditur pronari, që ka investuar shumë në këtë hapësirë, ku ka pishinë, spa, dhomë për ushtrime, si dhe sistem për komunikim me jashtë.

Ky bunker ka edhe qendrën për kontrolle mjekësore dhe dhomën e konferencave, në mesin e gjërave luksoze, që ofrojnë kushte për të jetuar aty deri në dhjetë vjet. /Telegrafi/