LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Ky lojtar i Kombëtares turke dëshiron të luajë për Kosovën

Bunjaku: Ky lojtar i Kombëtares turke dëshiron të luajë për Kosovën

Mbrojtësi i Besiktasit, Necip Uysal, mund ta veshë fanellën e Kosovë në ndeshjet e ardhshme ose eliminatoret për botëror.

Këtë e ka pranuar ekskluzivisht për Telegrafin, përzgjedhësi Albert Bunjaku, duke treguar se tash e një kohë kontaktet kanë filluar.


“Që nga momenti i pranimit të Kosovës në UEFA ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me menaxherin e lojtarit në fjalë i cili ka shprehur dëshirë që lojtari i tij të vijë të luajë për vendlindjen e të parëve të tij që është Kosova”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

“Të them të drejtën na ka ardhur mirë që lojtari ka shprehur gatishmërinë të vijë tek ne edhe pse e kemi përcejllur edhe vet ne në gjashtë muajt e fundit”, tregon i pari i përfaqësueses për Telegrafin.

Për të ardhur Uysal te Kosova duhet të bisedohet me federatën turke ku lojtari ka një paraqitje.

“Po para se të vij Necip Uysal duhet të bisedojmë me federatën turke që është një federate dhe shtet mik për Kosovën, por nuk do të besojë që do të kemi ndonjë problem”.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtojmë në Stamboll së bashku me Muharrem Sahitin, që ta shohim gjendjen e lojtarit dhe të bisedojmë me të. Uysal është lojtar shumë interesant dhe mund të luajë në disa pozicione”, përfundoi Bunjaku.

Sipas medieve turke, reprezentuesi i ardhshëm i Kosovës do të jetë jashtë fushave të blerta për disa muaj, ndërsa sot do të merr pjesë në festimet e klubit me rastin e shpalljes së kampion të Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori