LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Nevojitet strategji urgjente e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor

Bugajski: Nevojitet strategji urgjente e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor

Për të parandaluar radikalizmin politik dhe polarizimin etnik që mund të ndezë konfliktet e armatosura, nevojitet urgjentisht një strategji më e fuqishme për Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Uashingtoni, deklaroi Janusz Bugajski, anëtar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC në artikullin e tij për revistën ‘Europe’s Edge’.

Bugajski theksoi se Ballkani po kthehet në ekranin e radarëve të Amerikës si kërcënime ndaj stabilitetit rajonal dhe integritetit evropian.


“Për të parandaluar një spirale të rrezikshme të përshkallëzimit, Uashingtoni duhet të ndjekë një strategji më të fuqishme për të ndihmuar në sigurimin e shteteve të mbetura brenda institucioneve perëndimore dhe për të kufizuar përmbysjen e përhapur të Rusisë”, thekson ai.

Bugajski vuri në dukje se kohët e fundit, rajoni ka dëshmuar disa zhvillime, të tilla si “përpjekja e grusht shtetit të drejtuar nga Moska në Malin e Zi, krijimi i një force paramilitare të trajnuar nga Rusia në Bosnje-Hercegovinë dhe vrasja e një politikani të moderuar serb në Kosovë”.

Përveç përpjekjes së grusht-shtetit në Mal të Zi, krijimi i një forme paramilitare ‘Srpski Ponos’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, Serbi, Bugajski tha se një goditje tjetër ndaj stabilitetit rajonal ishte vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Ai vuri në dukej se nga kjo përfitojnë qartë “politikanët që duan që bisedimet Beograd-Prishtinë të dështojnë”, duke shtuar se delegacioni serb u tërhoq nga diskutimet pas lajmit për vrasjen.

Këto paqëndrueshmëri rajonale kërkojnë më shumë vëmendje nga SHBA, dhe Bugajski tha se një iniciativë e tillë duhet të bazohet në tre shtylla: kundërsubverzionin, sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.  /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori