LAJMI I FUNDIT:

Me Buffonin në portë dhe Neymarin protagonist, PSG e nis mbarë sezonin e ri

Me Buffonin në portë dhe Neymarin protagonist, PSG e nis mbarë sezonin e ri
Neymar (Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini e ka nisur me fitore edicionin e ri në kampionatin francez, Ligue 1. Në ndeshjen e parë sezonale, kampioni në fuqi luajti kundër Caen, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

Pas një topi të dhënë keq nga portieri mysafir, Christopher Nkunku asistoi te Neymar, i cili e zhbllokoi rezultatin (10′).


Nikoqirët e realizuan edhe golin e dytë në pjesën e parë. Angel di Maria u tregua fantastik në krahun e djathtë dhe pasoi te Adrien Rabiot, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (35′).

Me epërsinë e dyfishtë të parisienëve, skuadrat shkuan në pushim, pasi në minutat e mbetura të fraksionit të parë nuk pati ndonjë rrezik të madh në asnjërën portë.

Di Maria vazhdoi të krijonte raste në gjysmën e dytë, ndërkohë që PSG e kontrollonte lojën dhe e ruante avantazhin.

Pas një gabimi të portierit Brice Samba, Timothy Weah nuk e pati të vështirë ta shënonte edhe golin e tretë të vendasve (89′).

Kylian Mbappe e Edinson Cavani nuk u paraqitën në këtë ndeshje, ndërsa portieri legjendar Gianluigi Buffon startoi nga minuta e parë në portën e PSG-së. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori