LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Do të dëshmojmë se analistët kanë gabuar

Buffon: Do të dëshmojmë se analistët kanë gabuar

Gianluigi Buffon pranon se Italia nuk është ndër favoritët për ‘Euro 2016’, por është e gatshme që t’i përmbysë parashikimet.

“Ne nuk jemi ndër favoritët. Prognozat fillestare na kanë hequr nga kreu, por ne duam t’i përmbysim këto parashikime”.


“Kjo situatë na ka bërë që të ndihemi akoma më të fortë për këtë turne, në krahasim me Evropianët e mëparshëm”.

“Nuk e di nëse është i pranishëm skepticizmi në skuadrën tonë, por ndoshta është e nevojshme një analizë më korrekte e fuqisë sonë”.

“Sidoqoftë, ne do të përpiqemi ta dëshmojmë se kjo analizë është e pasaktë”, ka deklaruar kapiteni. /Telegrafi/