LAJMI I FUNDIT:

Brukseli prezanton “certifikatën digjitale të COVID-19”, këto janë tri kriteret se si do të udhëtohet brenda vendeve të BE-së

Brukseli prezanton “certifikatën digjitale të COVID-19”, këto janë tri kriteret se si do të udhëtohet brenda vendeve të BE-së

Komisioni Evropian sot ka prezantuar certifikatën digjitale të gjelbër, me të cilën qytetarët do të mund të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me coronavirus – dhe se nuk paraqesin rrezik për gjendjen epidemiologjike të vendit në të cilin vijnë.

Certifikata do të përfshijë tri kritere – dëshminë që kanë testin negativ PCR, që kanë marrë vaksinën apo që kanë qenë të infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.


Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar sot propozimin e miratuar të Komisionit për “certifikatën digjitale të gjelbër” që ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve brenda Bashkimit Evropian.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian, kjo “certifikatë do të duhej të ishte edhe në letër dhe në formë elektronike – dhe do të mund të nxirrej nga autoritetet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Certifikata do të njihej nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe ato vende që janë pjesë e Shëngenit – por jo edhe në BE. Kjo certifikatë do të dëshmojë se personi ose është vaksinuar kundër COVID-19 apo posedon testin negativ, e ndoshta edhe dëshminë që ka qenë më herët e infektuar me COVID-19.

Certifikata i jepet shtetasve të vendeve të BE-së, por edhe shtetasve tjerë që jetojnë në BE si dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Lëshimi i këtyre certifikatave për qytetarët do të bëhej pa pagesë.

“Certifikata digjitale” do të përmbante të dhëna për vaksinën që qytetari e ka marrë, emrin e prodhuesit të saj, numrin e dozave dhe datën e vaksinimit.

Dëshmia për testim do të përmbaj llojin e testit të kryer, datën, kohën e testimit, vendin e rezultatet.

Certifikata që personi ka pasur me herët COVID-19 do të përmbajë datën kur është konfirmuar testi pozitiv, organi që e lëshon certifikatën, datën e lëshimit dhe afatin e përdorimit të saj.

Megjithatë kriteri i tretë do të mund të shkaktonte paqartësi në të ardhmen, duke marrë parasysh se ende nuk është konfirmuar se sa gjatë janë imun personat që janë prekur me herët me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori