Raporti i misionit PAMECA, që vinte në dukje mangësitë e punës së prokurorisë për disa çështje delikate, nuk është më vetëm një çështje e brendshme.
Vetë prokuroria heshti pas publikimit nga media të raportit kritik, por jo Presidenti Bujar Nishani, i cili e quajti qëndrimin e PAMECA-s të papranueshëm.
“PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar. Ndaj, unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMECA-s në Bashkimin Europian”, tha Nishani.
Por, Komisioni Europian nuk e ka mirëpritur dhe as nuk e ka mbështetur këtë qëndrim të Presidentit. Në një komunikim me Top Channel, zëdhënësja e Komisionit Europian nuk pranoi të komentojë përmbajtjen e raportit të PAMECA-s, si një dokument i papublikuar zyrtarisht, por qëndrimi i Brukselit ishte qartësisht në mbështetje të punës së misionit PAMECA IV.
“PAMECA IV siguron mbështetje teknike dhe këshillim ligjor për Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe agjensive të tjera ligjzbatuese. Raportet dhe analizat e PAMECA-s nuk janë për diskutim publik, por ato përfaqësojnë këshilla drejtuar institucioneve ligjzbatuese në këtë sektor”, tha zëdhënësja.
Ndryshe nga ato që Presidenti i quan shantazhe ndaj prokurorisë dhe debate të pavlefshme, Komisioni Europian beson se “PAMECA ka ndërtuar bashkëpunim dhe dialog shumë të mirë me institucionet përfituese në Shqipëri”, përfshirë prokurorinë, “duke mbështetur përpjekjet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe