Brooklyn fiton në shtëpinë e Torontos

Jarret Jack shënoi 24 pikë dhe Alan Anderson i shtoi 22 të tjera për Brooklyn Nets që fituan 109-93 ndaj Toronto Raptors në NBA.
Saktësia e Kevin Garnett nga vija për tre pikë në fillimin e lojës i dha menjëherë një epërsi 17-11 Nets. Raptors megjithatë u kundërpërgjigjën me një rezultat të pjessshëm 13-0 duke kaluar menjëherë përpara 24-17.
Në pushim vendasit vajtën me një epërsi +6, 28-22. Në fillimin e pjesës së dytë Bojan Bogdanovic shkurtoi diferencën në 31-30 por 3 pikëshat e Kyle Lowry bënë që Toronto të shkëputej sërish në 44-38.
Diferenca u ngushta sërish përpara pushimit me Toronton që kryesoi vetëm me dy pikë përpara pjesës së parë. Brooklyn mori më në fund kryesimin 76-72 në pjesën e tretë të lojës duke vazhduar të thellonte gjithmonë e më shumë rezultatin. Në fillimin e pjesës së katërt, Alan Anderson zhyti në kosh për shifrat 81-72.
Nga ky moment Nets realizuan 20 pikë kundrejt vetëm 9 të vendasve duke krijuar epërsinë e nevojshme për të menaxhuar rezultatin në pjesën e fundit të lojës, të cilën e fitoi 109-93.
















































