LAJMI I FUNDIT:

“Brokokoli është e vetmja perime që ju nevojitet për shëndet të mirë”

“Brokokoli është e vetmja perime që ju nevojitet për shëndet të mirë”

Herën tjetër që dëshironi ta bëni një smoothie me perime, lirisht mund t’i lini anash dhe t’i jepni përparësi bronkolit.

Sipas Dr. Rangan Chatterjee, autor i librit ‘The Four Pillar Plan’ dhe korrespodent i programit të BBC-së, ‘Doctor in the House’, brokoli është jetë-shpëtues, transmeton Telegrafi.

Përfitimet e konsumimit të brokolit janë të shumta, duke filluar nga lukthi, zorrët e vogla e përgjatë tërë organizmit.

Sipas tij, brokoli e forcon tej mase sistemin e imunitetit, bakteren e mirë të lukthit, sistemin tretës, por edhe funksionin e trurit dhe disponimin.

Sidoqoftë, ju duhet të siguroheni se jeni duke e përgatitur brokolin në mënyrën më efikase për t’i gëzuar efektet maksimale – që do të thotë se nuk duhet ta fërgoni atë, por ta vloni ose ta hani ashtu siç është. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori