Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit kanë bërë që Adriano Galliani të mendojë për një trajner tjetër dhe është në pritje të fjalës së fundit nga presidenti Silvio Berlusconi.

Kontrata e Inzaghit është valide deri në verën e vitit 2016, porse mund të përfundojë që në sezonin e parë.


Rossonerët kanë regjistruar vetëm tetë fitore në 26 ndeshje në Serie A dhe aktualisht pozicionohen në vend të dhjetë.

Është e sigurt se Pippo nuk do të jetë trajner në sezonin e ardhshëm, porse pritet një vendim përfundimtar nëse do ta drejtojë skuadrën derisa të mbarojë ky edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app