LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears merr mbështetje edhe nga ish-bashkëshorti Kevin Federline në betejën e saj kundër konservatorit

Britney Spears merr mbështetje edhe nga ish-bashkëshorti Kevin Federline në betejën e saj kundër konservatorit
Britney Spears dhe Kevin (Foto: Film Magic)

Kevin Federline po vazhdon të jetë një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Britney Spears, me të cilën ishte i martuar nga 2004 deri në 2007.

Të njëjtit po ashtu janë prindër të dy fëmijëve: Sean, 15 vjeçar dhe Jayden, 14 vjeçar.


Në një deklaratë të dhënë, avokati i tij tani thotë se Federline thjesht dëshiron që Spears të jetë ‘e lumtur dhe e shëndetshme’ teksa po lufton vazhdimisht që të jetë e lirë nga konservatori që e ka kontrolluar në 13 vitet e fundit.

Britney Spears dhe Kevin (Foto: Film Magic)

“Çfarë është më e mira për të, Kevin e mbështet atë për të qenë në gjendje ta bëjë atë”, i tha avokati i Federline, Mark Vincent Kaplan, Entertainment Tonight të premten.

“Kështu që ai e mbështet atë që të ketë mjedisin më të mirë për të për të jetuar dhe për fëmijët e tyre”.

Britney Spears kërkon liri nga konservatori: Unë meritoj të kem një jetë
Lexo po ashtu Britney Spears kërkon liri nga konservatori: Unë meritoj të kem një jetë

“Kevin mendon se gjëja më e mirë për fëmijët e tij është që nëna e tyre të jetë e lumtur dhe e shëndetshme dhe nëse ajo mund ta bëjë këtë pa një konservator, kjo është e jashtëzakonshme”, vazhdon ai.

Britney Spears dhe babai i saj (Foto: Getty Images)

Kaplan pohoi se Federline ka qenë duke parë se si procedurat po zhvilloheshin nga mënjanë ashtu si ka bërë publiku, duke treguar se nuk është përfshirë fare në këtë çështje dhe ‘ka qëndruar larg kësaj’.

“Ai vetëm shpreson që gjithçka të shkojë mirë”, tha avokati.

Kevin gjithashtu shpreson që Spears mund të heqë konservatorin ‘për të siguruar që kur djemtë të vizitojnë të ëmën ‘të jetë gjithçka e qëndrueshme dhe e sigurt’, shpjegoi Kaplan për Entertainment Tonight.

Edhe fansat në përkrahje të Britney Spears

Artistja përndryshe ka qenë nën një konservator për 13 vitet e fundit që nga divorci me Kevin Federline. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori