LAJMI I FUNDIT:

British Telecom do t’i shkurtojë 55 mijë vende pune, një nga pesë punëtorët pritet të zëvendësohen nga IA

British Telecom do t’i shkurtojë 55 mijë vende pune, një nga pesë punëtorët pritet të zëvendësohen nga IA

Gjiganti i telekomunikacionit British Telecom (BT) do t’i shkurtoj rreth 55 mijë vende pune deri në fund të dekadës.

Sipas njoftimit, një nga pesë punëtorët e larguar pritet të zëvendësohet nga teknologjitë e ndryshe, duke përfshirë inteligjencën artificiale (IA).


“Sa herë që aplikoni teknologji të reja, mund të zbatoni ndryshime të mëdha”, tha shefi ekzekutiv i BT-së, Philip Jansen.

Jansen ka shtuar se mjetet “gjeneruese të IA-së” si ChatGPT – të cilat mund të shkruajnë ese, poezi dhe të ofrojnë zgjidhje teknologjike në të njëjtë mënyrë si njeriu – “na japin besim se mund të shkojmë edhe më tej”.

Ai tha se IA-ja do t’i bën shërbimet më të shpejta dhe më të mira, duke shtuar se ndryshimet nuk do të nënkuptojnë se klientët “do të ndihen sikur kanë të bëjnë me robotë”.

Forumi Ekonomik Botëror: 14 milionë vende pune do të zhduken në pesë vitet e ardhshme
Lexo po ashtu Forumi Ekonomik Botëror: 14 milionë vende pune do të zhduken në pesë vitet e ardhshme

“Ka shumë mundësi që klientët tanë të merren me njerëzit në BT, me shumë prej tyre për të biseduar”, tha ai.

Sipas tij, “teknologjitë e reja nxisin vende të reja pune”, megjithëse BT ka thënë se do të ketë një “fuqi punëtore të reduktuar” deri në fund të viteve 2020.

Lëvizja vjen menjëherë pasi Vodafone tha se do të reduktoj një të dhjetën e personelit, gjatë tre viteve të ardhshme, që janë rreth 11 mijë vende pune. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori