LAJMI I FUNDIT:

Britanikët: Rrezikojmë të mbetemi pas Rusisë, sa i përket ushtrisë (Video)

Britanikët: Rrezikojmë të mbetemi pas Rusisë, sa i përket ushtrisë (Video)
"Belfast, UK - October 7, 2011: Two army generals inspect a line of British soldiers from the Irish Guards and Royal Irish Regiment during a homecoming parade"

“Pa një nivel më të lartë investimesh, forcat ushtarake britanike rrezikojnë të mbeten një hap prapa Rusisë”, paralajmëron shefi i Shtabit, gjeneral Sir Nick Carter.

Aftësia e forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për të reaguar ndaj kërcënimeve do të gërryhet – sipas tij, nëse nuk ruhet i njëjti ritëm zhvillimi me kundërshtarët.


Fjalimi i aprovuar edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Williamson, vjen në mesin e spekulimeve mbi shkurtime të mundshme në sektorin e Mbrojtjes në Angli.

Gjenerali Carter u përpoq të evidentonte aftësinë e Moskës në luftën kibernetike, e kujtoi sesi ushtria ruse ndërmori vitin e kaluar një stërvitje në shkallë të gjerë, ku përfshiheshin sulme të simuluara në veriun e kontinentit të vjetër, nga Kaliningradi deri në Lituani.

Në fjalën e tij, gjenerali e tërhoqi vëmendjen edhe te raketat ruse. “Ndërsa forcat e Moskës ndërhynin në Siri, 26 raketa u dislokuan në një rreze prej 1.500 km”, tha ai.

Rusia, sipas Carterit, është duke krijuar një forcë agresive ekspedite, që i kapërcen shumë aftësitë e ushtrisë britanike.

“Kërcënime të mundshme ushtarake janë sot në dyert e Britanisë së Madhe”, paralajmëron ai.

Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi vitin e kaluar se, Rusia ka ndërmarrë një fushatë të gjatë e të pandërprerë spiunazhi dhe sulmesh kibernetike ndaj kombeve të tjera, ndërsa faktin që aftësia e ushtrisë britanike është sot prapa asaj të Moskës e pohon edhe ish-kundëradmirali i Marinës, Chris Parry, që tha për BBC-në se, në raporte cilësie, britanikët do të gjendeshin në pozita të dobëta përballë rusëve. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori