LAJMI I FUNDIT:

Britanikët qeshin me lot me hartat që parashikojnë stuhinë me formë të çuditshme e cila është në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar

Britanikët qeshin me lot me hartat që parashikojnë stuhinë me formë të çuditshme e cila është në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar

Një stuhi me formë të çuditshme e cila u pa në hartat e motit i ka bërë përdoruesit e Facebook të qeshin në mënyrë histerike.

Parashikuesit e motit postuan imazhe të stuhisë në internet, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt e vunë re se ajo kishte një formë “si një penis”.


Stuhia në ardhje, Uragani Danielle, për momentin është në drejtim për ta goditur Evropën në ditët në vijim, duke sjellë shi të dendur dhe erëra të fuqishme në zonat e prekura, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Në postim shkruhej: “Urganai Danielle është në drejtim të Evropës pas aventurës së saj në Atlantik dhe imazhet e postuara tregojnë se Danielle është në rrugën drejt Portugalisë. Ende ka shumë paqartësi se si do të ndikojë Danielle gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme, por do të ju mbajmë të përditësuar”.

Rruga e stuhisë në fotografi shihet nga ora 14:00 e të mërkurës deri në mbrëmjen e të dielës, me Portugalinë e cila do ta marrë “majën” e stuhisë të dielën në mbrëmje.

Megjithatë, në vend se të ndjehen të shqetësuar në lidhje me motin e vrazhdë, shikuesit mbeten të shtangur nga pamja e pjerrët falike e hartës, e cila shkaktoi një sërë shakash.

Një person komentoi duke thënë: “Nuk mund të ndalem së qeshuri me formën e saj”.

“Do të fryjë shumë gjatë kësaj fundjave” tha një komentues tjetër.

“Sipas pamjes së saj duket të jetë një erë e fortë” u tall me fotografinë një përdorues.

Teksa një person tjetër tha: “Kjo duhet të jetë një shaka”. /Telegrafi/ 

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kalo në kategori