LAJMI I FUNDIT:

Britanikët nga pasiguria e BREXIT-it ‘kthejnë sytë’ nga Turqia për pushime

Britanikët nga pasiguria e BREXIT-it ‘kthejnë sytë’ nga Turqia për pushime

Pasiguria rreth BREXIT-it qartazi ka ndikuar shumë në planet e udhëtarëve për pushime, pasi situata e krijuar ka frenuar lëvizjet e britanikëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke bërë që t’i Turqisë për të kaluar pushimet verore.

Sipas kompanisë ForwardKeys, e cila analizon të dhënat ajrore të regjistruara nëpërmjet Produktit të Brendshëm Bruto, rezervimet për pushimet e verës nga Britania e Madhe në vendet e Bashkimit Evropian janë 4.6 për qind më pak se një vit më parë.


“Rezervimet e BE-së në Britani të Madhe u ngadalësuar ndeshëm në tremujorin e parë të këtij vitit”, tha Oliver Ponti, nënkryetar i ForwardKeys, ndërsa vuri gjithashtu në dukje se “destinacionet kryesore evropiane janë goditur rëndë nga rënia e kërkesës në vend”, shkruan Scan.

Analizat e fundit tregojnë një rritje prej rreth 14 për qind në rezervimet e udhëtarëve britanikë në vendet jo-evropiane, duke kthyer në destinacione të preferuara Turqinë dhe Tunizinë.

Kërkesa e Turqisë është madje 31 për qind më shumë se vitin e kaluar. Egjipti dhe Xhamajka po ashtu renditen në listën e destiancionet e tjera të preferuara për britanikët.

Pavarësisht se rezervimet e biletave ajrore nga vendet e BE-së drejt Britanisë kanë rënë ndjeshëm, kjo e fundit me sa duket vijon të mbetet sërish një destinacion mjaft atraktiv dhe i preferuar gjatë periudhës së Pashkëve. Vendet kryesore me numri më të lartë të rezervimeve përgjatë kësaj periudhe janë Gjermani, Holanda, Franca, Suedi, Spanja dhe Italia. /Telegrafi/