LAJMI I FUNDIT:

Britania synon të dyfishojë importet e gazit amerikan

Britania synon të dyfishojë importet e gazit amerikan

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të dyfishojë importet e gazit amerikan gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa përpiqet të stabilizojë çmimet në rritje të energjisë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se plani do të “ulë çmimet për konsumatorët britanikë dhe do të ndihmojë në përfundimin e varësisë së Evropës nga energjia ruse”.


Rusia ka ndërprerë shumicën e furnizimeve të saj me gaz në Evropë gjatë vitit të kaluar pas pushtimit të Ukrainës, raporton bbc.

Britania e Madhe nuk importon gaz nga Rusia drejtpërdrejt, por është goditur nga rritja e çmimeve të shitjes me shumicë në kontinent.

Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe synon të dyfishojë importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA në 9-10 miliardë metra kub gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo është e barabartë me rreth një të tetën e gazit që britanikët shfrytëzojnë çdo vit.

Të dy vendet do të nxisin gjithashtu bashkëpunimin për zhvillimin e teknologjive të reja bërthamore dhe të energjisë së gjelbër. /Telegrafi/