LAJMI I FUNDIT:

Britania e vendos në listën e organizatave terroriste Hamasin

Britania e vendos në listën e organizatave terroriste Hamasin

Sekretarja e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel njoftoi se qeveria britanike e ka futur grupin militant palestinez Hamas në listën e “organizatave terroriste”.

Kjo ka bërë që Britania të afrojë qëndrimet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilat tash e sa kohë e kanë dënuar këtë formacion ushtarak.

“Hamasi ka aftësi të rëndësishme terroriste, duke përfshirë qasje në armatim të gjerë dhe të sofistikuar, si dhe në objektet e trajnimit të terroristëve. Kjo është arsyeja pse sot kam vepruar për ta ndaluar në tërësi Hamasin”, shkruan në deklaratë, Patel.

Ndalimi i grupit në tërësi do të jetë në vijë me “Aktin e Terrorizmit” të vitit 2000, duke e sjellë ligjin e Mbretërisë së Bashkuar në përputhje me aleatët si SHBA dhe BE. Krahu militant i Hamasit, Brigadat al-Qassam që sundon Rripin e Gazës, është i ndaluar sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar që nga muaji mars i vitit 2001.

Patel tha të premten se nuk është e mundur të bëhet dallimi midis krahëve ushtarakë dhe politikë të Hamasit.

Ndryshe, mbështetësit e grupit mund të përballen me 14 vjet burg nëse shpallen fajtorë në Britani. Shkeljet do të përfshijnë valimin e flamurit të Hamasit, organizimin e takimeve të grupit ose veshja si mbështetësit e Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori