LAJMI I FUNDIT:

Breshëri i pazakontë shkakton dëme të mëdha në Korçë

Breshëri i pazakontë shkakton dëme të mëdha në Korçë

Mundi dhe djersa e një viti të tërë për fermerët e fushës së Maliqit ka shkuar dëm nga reshjet e dendura të breshërit dhe stuhia e erës që përfshiu pasditen e së enjtes qarkun e Korçës.

Grurë i rënë përtokë, dëm deri në masën 80 për qind janë pasojat që vijnë nga fshati Rrëmbec i bashkisë Maliq, por jo vetëm kjo kulturë ka pësuar dëme.


Sipas fermerëve por edhe specialistëve që kanë zbritur në terren dëmi nga breshëri është shumë i madh në të gjitha kulturat bujqësore.
Fermerët shprehen se dëmet janë aq të rënda sa që këtë vit nuk presin asnjë lloj përfitimi nga kulturat e tyre bujqësore madje sipas tyre, fermerët këtë vit nuk do të jenë në gjendje të rikthejnë as investimet e bëra deri më tani.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse për të marrë të paktën shpenzimet që kanë hedhur në tokat e tyre, ndërsa për përfitimet e tjera fermerët janë dorëzuar.

Për të evidentuar dëmet, Bashkia e Maliqit ka zbritur në terren grupet e punës ku paraprakisht thuhet se dëmet janë shumë të mëdha sidomos në kulturat bujqësore si gruri dhe misri ndërsa pas verifikimit të dëmeve do i drejtohen drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara. /BalkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori