LAJMI I FUNDIT:

Brenda bunkerit të fshehtë, të cilin nazistët e përdornin si strehimore dhe qendër testuese të armëve (Foto/Video)

Brenda bunkerit të fshehtë, të cilin nazistët e përdornin si strehimore dhe qendër testuese të armëve (Foto/Video)

Fotogaleria e publikuar më poshtë shfaq atë që eksploruesit e quajnë bunkerin e fshehtë të braktisur të nazistëve, që dikur përdorej për testimin e armëve të ndryshme.

Vrima të plumbave në muret e tuneleve të shumta të bunkerit janë zbuluar në Duisburg të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.


Eksploruesi Warren Tepper nga Hampshire i Anglisë, ka deklaruar se kishte zbuluar bunkerin derisa po ecte nëpër një tunel të ndërtuar nën tokë thellë në male.

Kjo hapësirë besohej se shfrytëzohej si strehimore e nazistëve gjatë bombardimeve të forcave aleate, dhe njëherit testoheshin municionet në pllaka të çelikta.

Tepper dhe kolegët e tij kanë gjetur vrima të plumbave në pllaka të çelikta, dhe në dritare që i rezistonin plumbave të kalibrave të ndryshëm.

“Në fillim nuk zbuluam shumë, thjesht disa tunele të zbrazëta, por duke ecur më thellë pamë muret me vrima të plumbave si dhe pllaka të çelikta. Aty hasëm në një dhomë ku testoheshin armët që ishte e ndërtuar në një tunel të gjatë nëntokësor”, ka deklaruar Tepper. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori