LAJMI I FUNDIT:

Brazili fiton me vështirësi dramën ndaj Kolumbisë, kalon tutje në Copa America

Brazili fiton me vështirësi dramën ndaj Kolumbisë, kalon tutje në Copa America

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America, teksa me pikë maksimale nga tri ndeshjet ka siguruar kalimin tutje.

Brazili do të përfundojë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të dielën kundër Ekuadorit, ndërsa Kolumbia ka përfunduar katër ndeshjet e tyre të para dhe duhet të presë nëse katër pikë janë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në raundin tjetër.


Në një ndeshje të mbushur me dramë, Brazili doli fitimtar me rezultat 2-1 falë golit të Casemiros me kokë nga një këndore e Neymar në minutën e 100-të të ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Brazilit, por ishin vetëm kolumbianët që shënuan gol.

Ishte Luis Diaz në minutën e 10-të, ai i cili shënoi një supergol me gërshërë për 0-1 pas harkimit të saktë nga Juan Cuadrado.

Në pjesën e dytë, Brazili rriti nivelin e lojës dhe sulmeve, ndërsa rastet ishin të panumërta derisa gjeten golin e barazimit dhe më vonë edhe atë të fitores.

Roberto Firmino (78’) u përkujdes me të shënojë me kokë për barazimit e rezultat 1-1, ndërsa Casemiro në minutën e 10-të shtesë shënoi golin e fitores 2-1.

Me këtë gol të Casemiros përfundoi ndeshja me fitoren e Brazilit, ndërsa Kolumbia nuk i rreshti kritikat dhe protestat ndaj gjyqtarëve për vendimet gjatë ndeshjes, por edhe për minutat shtesë të tepruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori