LAJMI I FUNDIT:

Brazili fiton turneun Red Bull Neymar Jr’s Five në dy konkurrencat, Neymar dhuron spektakël me paraqitjen e tij

Brazili fiton turneun Red Bull Neymar Jr’s Five në dy konkurrencat, Neymar dhuron spektakël me paraqitjen e tij

Turneu i madh i organizuar në Doha të Katarit nga kompania prestigjioze e pijeve energjike Red Bull dhe ylli i futbollit, Neymar, i njohur si “Red Bull Neymar Jr’s Five” është mbyllur sot (e mërkurë) dhe ekipet e Brazilit kanë fituar turneun në dy konkurrencat, të meshkujve dhe femrave.

Rreth 57 skuadra mbërritën në Doha për finalen e Kupës së Botës të Red Bull Neymar Jr’s Five 2022, të gjitha duke shpresuar të mposhtin të gjithë konkurrentët në këtë format futbolli të shpejtë, ku nuk ka portier dhe sa herë që një ekip shënon, kundërshtari i tyre humbet një lojtar.


Ndeshjet zgjasin 10 minuta, ose derisa njëra skuadër të mbetet pa të pesë lojtarët. Turneu luhet në dy kategori: femra dhe të përziera.

Pas katër ditësh turne, mbrëmjes e së martës erdhi fundi i turnet, ku Brazili në të dy konkurrencat arriti të triumfojë në fund.

Ekipi i meshkujve të Brazilit arriti të mposht Holandën në finale dhe fitorja erdhi në vazhdime pasi loja e rregullt u mbyll 1-1.

Në vazhdime, të cilat luhen 1vs1, fitues doli Brazili pasi lojtari i tyre ishte më i shkathet duke vjedhur topin dhe duke shënuar në portën e Holandës.

Edhe në konkurrencën e femrave, fitues dolën brazilianet, të cilët triumfuan kundër bashkëkombëseve të veta.

Fitues doli ekipi fitues i vitit 2022, ndaj atij 2021 dhe fitorja erdhi vetëm pas vazhdime në duelin kokë më kokë.

Shpërblimi për skuadrat fituese ishte që të luanin një ndeshje kundër bashkatdhetarit të tyre dhe superyllit të futbollit, Neymar.

Pasi ndau personalisht trofetë për fituesit, Neymar i ftoi të dyja skuadrat të ktheheshin në fushë për të luajtur kundër tij dhe miqve të tij.

Sulmuesi brazilian kënaqi shikuesit me driblimet dhe golat e tij karakteristikë në të dyja “superfinalet”.

Në këtë turne mori pjesë edhi ekipi i Kosovës, i cili u eliminua në fazën e eliminimit direkt 1/16-ta.

Ekipi i Kosovës e nisi mirë turneun, duke fituar tri ndeshjet e para të grupit ndaj Azerbajxhanit, Kenisë dhe Shqipërisë, të tria me rezultat 5-0.

Në 1/16-tën, Kosova u eliminua në vazhdime nga Kazakistani, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori