Ndonëse në muajt e fundit emrat e tyre në media mund të dëgjoheshin vetëm në kontekstin e ndarjes, lidhja e Bradley Cooper dhe modeles Irina Shayk nuk është në krizë.

Sapo mediat filluan të shkruanin se ishte çështje kohe kur çifti do të njoftonte se do të ndaheshin, ata u shfaqën në një shëtitje me vajzën e tyre dyvjeçare, Leo De Seine.

Spekulimet e mediave rreth ndarjes së çiftit të famshëm nisën gjatë promovimit të filmit “The Star is Born”.

Në këtë film, Bradley dhe këngëtarja Lady Gaga ishin të lidhur nga ana emocionale, por asnjëri prej tyre nuk pohoi se janë në lidhje.

Madje gjithçka kulmoi me interpretimin e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, kur mimika mes dyshes i forcuan akoma më shumë thashethemet për lidhje romantike, mirëpo gjithçka ishte vetëm pjesë e performancës.

Mel B kritikon sjelljet e Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë interpretimit në 'Oscars 2019' Mel B kritikon sjelljet e Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë interpretimit në 'Oscars 2019'