LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt do të jetë pilot i vërtetë i një bolidi të Formula 1 në filmin ku Hamilton është producent

Brad Pitt do të jetë pilot i vërtetë i një bolidi të Formula 1 në filmin ku Hamilton është producent
(Foto: Getty Images)

Aktori i famshëm Brad Pitt së shpejti do të hyjë në kabinën e një makine të vërtetë garash për filmin e tij të ardhshëm për “Formula 1” – sipas regjisorit Joseph Kosinski dhe producentit Jerry Bruckheimer.

Gjatë një paneli rreth filmit ende të pa titulluar për garën automobilistike, Kosinski dhe Bruckheimer zbuluan detaje rreth prodhimit të filmit nga Apple Studios me hamshorin hollivudian në rolin kryesor.


Një nga producentët do të jetë edhe shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, raporton Variety. Xhirimet do të zhvillohen në Silverstone, qarku ku zhvillohet Çmimi i Madh i Britanisë.

Moderatori i panelit, Will Buxton, ka theksuar se ekipi i filmit kishte krijuar “kamerën më të vogël 6K të krijuar ndonjëherë për t’i futur shikuesit brenda kabinës”, ku yjet e filmit do të ngasin makina të vërteta garash.

Brad Pitt dhe Damson Idris do të luajnë rolet kryesore në filmin për Formula 1
Lexo po ashtu Brad Pitt dhe Damson Idris do të luajnë rolet kryesore në filmin për Formula 1

“Kjo është e vërtetë. Brad Pitt do të drejtojë një bolid të Formula 1 nga Silverstone e tutje”, ka shtuar ai.

(Foto: Getty Images)

Lajmin e ka konfirmuar ESPN F1 përmes një postimi në Twitter, ndërsa Variety ka mësuar se Pitt nuk do të garojë kundër pilotëve të tjerë në pistë dhe ka shumë të ngjarë të drejtojë një version të modifikuar të një makine të vogël F2 ose F3.

Buxton tha gjithashtu se makina e garës e përdorur në film ishte projektuar nga Mercedes, ndërsa Hamilton po jep këshilla për historinë dhe skenarin për t’u siguruar që ky të jetë filmi më autentik i garave me makina ndonjëherë.

Brad Bitt në rolin kryesor, Lewis Hamilton producent – mësohen pozitat e dyshes në filmin e Apple për Formula 1
Lexo po ashtu Brad Bitt në rolin kryesor, Lewis Hamilton producent – mësohen pozitat e dyshes në filmin e Apple për Formula 1

Sipas përmbledhjes zyrtare të filmit, Pitt luan një pilot që rikthehet nga pensioni për të konkurruar së bashku me një fillestar kundër një prej titanëve të sportit.

Krahas tij luan Damson Idris, ndërsa skenari është shkruar nga Ehren Kruger, bashkëskenarist i “Top Gun: Maverick”.

Producentë janë Hamilton, Kosinski, Bruckheimer dhe Chad Oman nga ‘Jerry Bruckheimer Films’, si edhe kompania e Pitt, Plan B Entertainment. Producenti ekzekutiv është Penny Tow. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori