LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt pranon se e kishte refuzuar rolin në “Matrix”

Brad Pitt pranon se e kishte refuzuar rolin në “Matrix”
(Foto: Getty Images/Guliver/mentalfloss)

Brad Pitt i fitoi të gjitha lavdërimet nga kritikët dhe audienca për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood’ të Quentin Tarantinos dhe në çmimet e fundit të SAG, ai u shpall aktori më i mirë në rol dytësor dhe është një nga të preferuarat e Oscar.

Aktori ka treguar se ai hodhi poshtë një rol në filmin kult, “Matrix”, shumë vite më parë, por nuk pendohet për këtë vendim, transmeton KP.

Roli që ai e refuzoi ishte Neo në filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, i cili përfundimisht i takoi Keanu Reeves dhe që shënoi ngritjen e karrierës së tij.

Edhe pse informacionet u shfaqën vitin e kaluar në media se roli në “Matrix” iu ofrua së pari Pitt, ai vetëm së fundmi ka dhënë detaje për këtë.

“Po, unë e refuzova një rol në Matrix. Mora pilulën e kuqe. Ky është filmi i vetëm që unë do të zbuloj se nuk pranova të luaj në të”, ka deklaruar Brad.

“Nëse unë tashmë e kam refuzuar rolin, do të thotë që ai nuk ishte për mua. Ishte për dikë tjetër dhe dikush e realizoi atë shkëlqyeshëm. Vërtet besoj në këtë. Nëse do të filloja të flisja për të gjitha rolet që kam refuzuar, do të flisnim për dy ditë të plota”, ka shtuar aktori i njohur.

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori