LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt në lidhje të re? Aktori fotografohet në çaste të afërta me ish-gruan e Paul Wesleyt

Brad Pitt në lidhje të re? Aktori fotografohet në çaste të afërta me ish-gruan e Paul Wesleyt

Duket se Brad Pitt ka një grua të re në jetën e tij, pasi fotografitë ekskluzive të DailyMail e tregojnë atë të rehatshëm me ish-bashkëshorten e aktorit Paul Wesley.

Aktori u pa të dielën mbrëma duke mbërritur në një koncert në Los Angeles dhe u shfaq i mahnitur me Ines de Ramon, 29 vjeçe. Brad, 58 vjeç, mund të shihej duke i mbajtur krahët dhe duke e tërhequr afër, ndërsa të dy bisedonin jashtë Teatrit Orpheum me miqtë e tyre të famshëm si: Cindy Crawford, Rande Gerber, Sean Penn dhe Vivi Nevo.


Brad ishte i veshur me xhinse, një triko gri dhe kapele ngjyrë kafe, ka qenë i lidhur me disa gra që nga divorci i tij i trazuar nga Angelina Jolien. Por zakonisht nuk u jepet shfaqjeve publike të dashurisë.

Dhe profesionistja e bizhuterive Ines, e cila kishte veshur pantallona lëkure të zeza dhe një bluzë të bardhë të prerë të kombinuar me një çantë të verdhë të ndezur të markës “Hermès”, është gjithashtu beqare, pasi njoftoi ndarjen e saj nga ylli i “Vampire Diaries”, Paul Wesley në shtator të këtij viti.

Jo vetëm që Brad dhe Ines duket se janë në lidhje, por burimet thonë për DailyMail se ajo është tashmë një anëtare e ekipit të aktorit.

Brad dhe Ines mbërritën së bashku në shfaqje rreth orës 20:00 me Teslan e tij me një shofer.

Ai e prezantoi atë me miqtë e tij të famshëm dhe ata të gjithë biseduan në një zonë që është e hapur për publikun e gjerë. Pasi u larguan nga rubrika e të famshmëve, Brad dhe Ines u siguruan të ruanin distancën teksa ai u përshëndet nga fansat.

Ndërsa ata u larguan, Brad ndaloi për të biseduar me disa njerëz, duke përfshirë muzikantin anglez Jimmy Page.

Ines u nis drejt makinës dhe u largua me SUV-in e truprojës së tij pasi Brad pa se ajo ishte e sigurt brenda.

Menjëherë pas kësaj, ai u largua me Teslan e tij.

Paul Wesley dhe Ines u martuan në një ceremoni të qetë në vitin 2019.

Një përfaqësues i çiftit konfirmoi në shtator se ata u ndanë dhe kanë disa muaj që jetojnë të ndarë.

“Vendimi për ndarje është i dyanshëm dhe ka ndodhur pesë muaj më parë. Ata kërkojnë privatësi në këtë kohë”, tha përfaqësuesi për media i ish-çiftit në atë kohë.

Ines është nga New Jersey dhe është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013 me një diplomë bachelor në administrim biznesi.

Sipas llogarisë së saj në LinkedIn, që nga viti 2020 ajo ka qenë drejtuese e shitjes me shumicë në markën ‘Anita Ko Jewelry’, e cila ka klientë të famshëm duke përfshirë Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber.

Ndërkohë ndarja e Bradit me Angelina Jolien ka qenë e ashpër, pasi dyshja po luftojnë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sipërmarrjet e biznesit.

Në shtator, u përhapën thashethemet për një lidhje romantike midis Bradit dhe modeles Emily Ratajkowski.

“Ata po kalojnë shumë kohë së bashku”, i tha një burim revistës People në atë kohë. “Miqtë nuk janë të sigurt nëse është serioze. Ata nuk duket se janë ‘takim’ zyrtarisht”.

Por që atëherë, Ratajkowski thuhet se po takohet me komedianin Pete Davidson.

Aktori i “Bullet Train” ka qenë gjithashtu i lidhur me profesoreshën e MIT, Neri Oxman si dhe me modelen gjermane Nicole Potualski në vitin 2020. Oxman mohoi të kishte lidhje me aktorin.

Pitt u pa me Potualskin në festën e Festivalit të Filmit të Berlinit 2019 në Hollywood, por dy muaj më vonë raportimet pretenduan se të dy ishin parë vetëm disa herë dhe ishte rastësore.

Zhvillimi i ri në jetën e dashurisë së Bradit do të thotë se ëndrrat e fansave për rindezjen e romancës së tij me Jennifer Aniston janë shkatërruar.

Brad dhe Angelina Jolie u takuan në vitin 2005 në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith”, duke luajtur një çift të mërzitur të martuar që zbulojnë se të dy janë vrasës të punësuar nga agjencitë konkurruese për të vrarë njëri-tjetrin. Në atë kohë ai ishte i martuar me Aniston.

Brad dhe Angie u martuan në Chateau Miraval në vitin 2014 dhe bënë prindër gjashtë fëmijë – tre biologjikë dhe tre të birësuar – të cilët tani janë të moshës 14-21 vjeç.

Brad dhe Angelina u shpallën ligjërisht beqarë në vitin 2019 – por ende janë duke zgjidhur çështjet e tyre financiare labirintike dhe marrëveshjet e kujdestarisë edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori