LAJMI I FUNDIT:

Bowie u diagnostikua me fazën përfundimtare të kancerit vetëm tre muaj para se të vdiste

Bowie u diagnostikua me fazën përfundimtare të kancerit vetëm tre muaj para se të vdiste

David Bowie kishte mësuar se vuante nga faza terminale e kancerit vetëm tre muaj para se të vdiste – bëhet e ditur në një dokumentar të BBC.

Filmi dokumentar, “David Bowie: The Last Five Years”, tregon se këngëtari e kishte ndërprerë mjekimin, në mënyrë që të bënte realizimin e fundit muzikor, “Lazarus”.


David Bowie humbi luftën me kancerin më 10 janar 2016

Në dokumentarin e BBC flitet për pesë vitet e fundit të legjendës angleze të muzikës, ku janë përfshirë xhirime të papublikuara më herët por edhe pjesë nga arkivi – njofton Telegrafi.

“Krejt vonë e kam kuptuar se sëmundja e tij kishte fituar”, ka thënë Johan Renck, regjisori i klipit Lazarus”.

Kjo skenë ishte vetëm pjesë artistike dhe nuk kishte të bëjë me sëmundjen

Ai ka sqaruar se pjesa e videos muzikore, ku Bowie shfaqet i shtrirë në krevat me sy të lidhur, nuk ka të bëjë me sëmundjen e tij.

Producenti shumëvjeçar i Bowiet, Tony Visconti, ka thënë se artisti ishte në kulmin e karrierës kur e kishte xhiruar albumin e fundit, “Blackstar”, i cili u lansua më 8 janar 2016 në mënyrë që të përputhej me ditëlindjen e tij të 69-të.

Dy ditë më pas (10 janar 2016), legjenda David Bowie humbi luftën me kancerin dhe ndërroi jetë.

Cilat personalitete muzikore, filmike dhe sportive ndërruan jetë në 2016? (Foto)
Lexo po ashtu Cilat personalitete muzikore, filmike dhe sportive ndërruan jetë në 2016? (Foto)

Autor i dokumentarit është Francis Whately, i cili ishte producent dhe regjisor i filmit nga viti 2013, “David Bowie: Five Years”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori