LAJMI I FUNDIT:

Bota me më pak armë atomike, por me më shumë armë “moderne”

Bota me më pak armë atomike, por me më shumë armë “moderne”

Numri i armëve atomike në botë ka rënë, por megjithatë fuqitë atomike synojnë modernizimin e arsenalit aktual. Sipas Institutit SIPRI, asnjë fuqi atomike nuk do ta dorëzojë arsenalin bërthamor në një të ardhme të afërt.

Numri i armëve atomike është ulur vitin e kaluar – ndërkohë që investimet në modernizimin e arsenalit bërthamor janë rritur. Ky është konkluzioni i raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI i publikuar të hënën.

Në fillim të vitit 2017 nëntë shtete kanë pasur në zotërim 14,935 koka bërthamore, një rënie e dukshme krahasuar ne vitin e kaluar, kur kjo shifër ishte 15.395. Reduktimi i tyre lidhet me përpjekjet e SHBA dhe Rusisë që zotërojnë 93 për qind e arsenalit bërthamor botëror.

Megjithatë nëntë fuqitë botërore kanë zhvilluar sisteme të reja mbajtëse apo stacionimi, ose e kanë paralajmëruar një gjë të tillë. Nëntë shtetet atomike të botës: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

“Megjithë përparimet e bëra në negociatat ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike të nëntë fuqitë botërore kanë programe modernizimi”, thotë studiuesi i SIPRI-t, Shannon Kile. “Kjo të le të kuptosh që asnjë nga këto shtete nuk do të jetë i gatshëm të dorëzojë arsenalin e armëve bërthamore në një të ardhme të afërt.”

Sidomos SHBA është e gatshme që nga viti 2017-2024 të shpenzojë 400 miliardë dollarë për të modernizuar armët bërthamore, sipas raportit të SIPRI.

Koreja e Veriut ka zhvilluar në vitin 2016 dy teste bërthamore, që shkaktuan reagime të shqetësuara në opinionin ndërkombëtar. Që atëherë vendi komunist ka zhvilluar disa teste me raketa ndërkontinentale. Sipas raportit të SIPRI-t, Phenjani nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar koka bërthamore kompakte që arrijnë të godasin edhe territorin amerikan. Por ekspertët janë të mendimit se Koreja e Veriut do mund të ishte në gjendje të zhvillonte “minikoka bërthamore” që të mund të transportonin raketa me rreze të shkurtër e të gjatë veprimi.

Në BE vetëm dy vende kanë armë bërthamore, Britania e Madhe dhe Franca. Në janar arsenali britanik përbëhej nga 215 koka bërthamore, nga të cilat 120 konsiderohen të afta për veprim. Franca zotëron 300 koka bërthamore. Si Britania e Madhe edhe Parisi kanë sinjalizuar se do të modernizojnë programet bërthamore.

Ndër vendet aziatike me një arsenal të fuqishëm llogaritet Kina me rreth 720 koka bërthamore. Pakistani renditet i dyti me rreth 140 koka dhe më pas India me 130 koka bërthamore. Sipas vlerësimit të SIPRI-t: “Kina ka filluar një program mondernizimi, i cili fokusohet tek cilësia e armëve atomike dhe jo zgjerimi i tyre.”

Ndërkohë edhe India e Pakistani bëjnë përpjekje për të zgjeruar fuqinë nukleare si në tokë ashtu edhe në det. Sipas raportit të SIPRI-t kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme. “India dhe Pakistani po zgjerojnë kapacitetet prodhuese ushtarake për material atomik në një masë të tillë që në dekadën e ardhshme kjo mund të çojë në zgjerim të ndjeshëm të arsenalit të tyre bërthamor”, analizon raporti i Institutit për Studimet e Paqes me qendër në Stokholm. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori