LAJMI I FUNDIT:

Bota e lojtarit të Nantes, Ignatius Ganago është shembur: Në vend se të luajë ndaj Juventusit, ai vajton vajzën e tij që ka vdekur në moshën pesë vjeçare

Bota e lojtarit të Nantes, Ignatius Ganago është shembur: Në vend se të luajë ndaj Juventusit, ai vajton vajzën e tij  që ka vdekur në moshën pesë vjeçare

Futbollisti i kombëtares së Kamerunit, Ignatius Ganago, mësoi lajmin katastrofik për vdekjen e vajzës së tij pesëvjeçare.

Ganago po paraqitet me shumë sukses në Evropë. Ai është anëtar i klubit francez Nantes dhe ka bërë 11 paraqitje për kombëtaren e Kamerunit.


Mirëpo, ndryshe nga fusha sportive, ku gjithçka i shkon mirë, në jetën e tij private mësoi lajmin më të trishtë të mundshëm – se vajza e tij pesëvjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht.

Klubi i Ligue 1 e konfirmoi këtë lajm të tmerrshëm në faqen e tyre zyrtare dhe njoftoi se Ganago nuk do të luajë në ndeshjen evropiane kundër Juventusit të enjten, që është faza e eliminimit të Ligës së Evropës.

Atij iu dhanë ditë pushimi që të mund t’i thoshte lamtumirë vajzës së tij.

Ganago u kthye menjëherë në atdheun e tij. Duke konfirmuar lajmin në Twitter, Nantes shkroi në homazhe: “Klubi është në zi. Ne mendojmë shumë për ju dhe jemi me ju gjatë kësaj sprove të tmerrshme”.

Nantes gjithashtu fshiu fotot e tyre të profilit në të gjitha mediat sociale, ndërsa tifozët u bashkuan në zi për humbjen e tmerrshme të sulmuesit të tyre.

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar detajet rrëqethëse të kësaj tragjedie. Vajza e tij, e cila jeton me nënën e saj në Kamerun, u sëmur në një periudhë të shkurtër.

Ganago u nis menjëherë për në shtëpi në Kamerun, por nuk arriti në kohë për të parë vajzën e tij të gjallë për herë të fundit.

Mediat nuk kanë bërë të ditur arsyen e vdekjes së vajzës pesëvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori