LAJMI I FUNDIT:

Boston marrin fitore të madhe në udhëtim te 76ers, Phoenix ngushton epërsinë

Boston marrin fitore të madhe në udhëtim te 76ers, Phoenix ngushton epërsinë

Boston Celtics ka marrë për herë të parë epërsinë në duel me Philadelphia 76ers.

Reklama

Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Wells Fargo Center, Celtics kanë triumfuar me 12 pikë diferencë 102:114.

Jayson Tatum ka qenë më meritori për fitoren e Celtics me 27 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown ku kontribuoi me 23 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, derisa qendra Al Horford shtoi 17 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte Joel Embiid me 30 pikë e 13 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Pas tre ndeshjeve të para, Celtics kanë marrë epërsi me dy fitore e një disfatë.

Fitore ka marrë edhe Phoenix Suns që kanë mposhtur Denver Nuggets në ndeshjen e tretë me shtatë pikë diferencë 121:114.

Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm me 47 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Durant që shtoi 39 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime duke dhënë kontribut të madh në fitoren e parë të Suns.

Pas tre ndeshjeve, Nuggets vazhdon të ketë epërsinë 1-2, derisa edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Footprint Center të Phoenix. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Premier League
Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Bundesliga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Ligat tjera
Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Premier League
“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori