LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, filmohet në Bucha

Boris Johnson vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, filmohet në Bucha

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, është duke realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.

Ai është filmuar në Bucha në afërsi të Kievit, qytezë kjo që ishte bërë kryetemë e mediave botërore për faktin se pas pushtimit rus, ushtarët e Vladimir Putinit kishin kryer masakra mbi civilët ukrainas, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, Johnson shihet duke u futur në një veturë të zezë nën masa të rrepta të sigurisë.

Ai konsiderohet si njëri nga politikanët perëndimorë, që i kishte dhënë mbështetjen më të madhe Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë.

Sa ishte në mandat vazhdimisht kishte kontakte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të cilin edhe e pati vizituar – duke u bërë lideri i parë i një vendi perëndimor që në kohë lufte shkon në Kiev.

Ndërkaq bënte thirrje edhe për dërgimin e sa më shumë armëve moderne në Ukrainë, me qëllim që të mund të mbroheshin nga agresioni rus. /Telegrafi/