LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje U.D, i kryeshefit ekzekutiv të Postës

Jep dorëheqje U.D, i kryeshefit ekzekutiv të Postës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.

Në pozitën, U.D. Zv. Kryeshef Ekzekutiv, Bordi emëroi Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, emëroi Faton Ejupi.


Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur: Enver Govori nga pozita e U.D. Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, dhe Salih Morina nga pozita e U.D. Kryeshef Ekzekutiv.

Sipas njoftimit, Bordi do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës. /Telegrafi/